15 Nëntor 2024

Në vitin 2016 do të ketë rritje ekonomike 4 për qind

Prishtinë, 3 janar -  Guvernatori i Bankës Qendrore në Kosovë (BQK), Bedri Hamza, ka thënë se në vitin 2016 pritet të ketë rritje ekonomike falë zvogëlimit të normave të interesit në kredi, remitancave, investimeve publike dhe investimeve të huaja direkte.

Ai ka thënë se rritja ekonomike në vitin 2016 parashihet të jetë katër për qind. “Ekonomia e Kosovës në vitin 2016 pritet ta përshpejtojë ritmin e rritjes dhe ta arrijë një normë reale të rritjes ekonomike prej rreth katër përqindësh. Zvogëlimi i normave të interesit në kredi dhe lehtësimi i standardeve të kreditimit nga ana e bankave pritet të ndikojë në rritjen e konsumit dhe të investimeve të sektorit privat.

Po ashtu, pritet që remitencat ta vazhdojnë rrjedhën e qëndrueshme. Kontribut të rëndësishëm në rritjen ekonomike pritet të kenë edhe investimet publike si dhe investimet e huaja direkte, një pjesë e konsiderueshme e të cilave pritet të jetë e lidhur me projekte publike”, ka thënë Hamza në këtë intervistë për gazetën “Epoka e re”.

Mirëpo, pavarësisht kësaj rritje ekonomike, sipas tij, deficiti tregtar me të cilin përballet Kosova që nga pas lufta e që ka të bëjë me rritje të importit dhe zvogëlim të eksportit do të jetë sfidë edhe për vitin 206. “Ekonomia e Kosovës pritet që edhe në vitin 2016 të ketë deficit tregtar, i cili do të ketë ndikim negativ në rritjen ekonomike”, ka thënë ai.

Ndërsa sa i përket sistemit financiar bankar në Kosovë, Hamza ka thënë se në vitin 2015 ky sektor ka qenë i suksesshëm dhe se janë përmirësuar kushtet e qasjes së publikut në shërbime financiare.

“Sistemi financiar i Kosovës ka kaluar edhe një vit të suksesshëm. Gjatë këtij viti është rritur gama e shërbimeve financiare të ofruara për publikun, janë përmirësuar kushtet e qasjes së publikut në shërbimet financiare dhe, në të njëjtën kohë, sistemi financiar ka përforcuar edhe më tutje nivelin e qëndrueshmërisë. Sektori bankar i Kosovës, bazuar në të gjithë treguesit e shëndetit financiar, vazhdon të ketë nivel të lartë të qëndrueshmërisë”, ka thënë ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)