Në vitin 2015 është tejkaluar numri i lejeve të dhëna
Prishtinë, 6 nëntor - Sot, Drejtoria e Urbanizmit e Komunës së Prishtinës, në një Konferencë për Media prezantoi të arriturat e kësaj drejtorie në procedimin e kërkesave të qytetarëve për leje, digjitalizimin dhe plasimin e lejeve dhe proceseve të aplikimit në web faqe të Komunës, si dhe synimet e planet e mëtutjeshme të Drejtorisë.
Drejtori i Urbanizmit, Liburn Aliu në fjalën e tij hyrëse tha se gjatë 10 muajve të vitit 2015 është tejkaluar dhënia e lejeve të ndërtimit, si në numër ashtu edhe në sipërfaqe të ndërtimit. Ai tha poashtu se është punuar në përpilimin e procedurave dhe kompletimin e dokumenteve për aplikime, në mënyrë që qytetarët ta kenë më të njohur dhe më të lehtë si proces, aplikimin për leje. \"Ky kompletim i procedurave do të jetë publik, si në mënyrë elektronike në webfaqe, poashtu në formë të shkruar në sportele\", tha Aliu. Ai e përmendi edhe faktin se mundësia e përcjelles të lejes së ndërtimit online (Permit Tracking System) veç është e funksionalizuar, me ç\'rast qytetarët mund ta përcjellin çdo fazë të shqyrtimit të aplikimit të tyre.
Në fund ai tregoi se ashtu sikur lejet e vitit 2015 që janë të publikuara në web faqe, në fund të muajit do të publikohet edhe lejet e vitit 2014, e në të ardhmen edhe ato të viteve paraprake. Kjo do t\'ia lehtësojë dukshëm mundësinë e informimit qytetarëve të interesuar për të blerë banesa, sepse vetëm me një klikim, do të mund të informohen se a ka apo nuk ka leje ndërtimi objekti për të cilin ata janë të interesuar.
Ergyn Hajredini, shef i sektorit të urbanizmit ndër të tjera tha se që nga viti i kaluar ka filluar kontrollimi i pozicionimit të objekteve në sistemin koordinativ, si dhe bashkimi i parcelave, në mënyrë që kjo t\'i bashkangjitet lejes së ndërtimit. Poashtu, ai shpjegoi se sektori i urbanizmit po i respekton me përpikmëri afatet sipas ligjit për ndërtimet e të gjitha kategorive. \"Gjatë vitit 2015 kanë aplikuar dhe janë shqyrtuar 1375 kërkesa, nga to jan
ë dhënë leje për
59 ndërtesa të kategorisë II dhe 88 leje ndërtimore pë kategorinë I\", tha Hajredini.
Ndërkaq, këshilltarja e kësaj Drejtorie, Drita Shabani foli për riorganizimin e Drejtorisë, me qëllim të rritjes së efikasitetit së punës së saj. Ajo tregoi se do të krijohet Grupi për Planifikim dhe Zhvillim, të cilët do të jenë njëkohësisht edhe kontrollues të lëndëve, ndërkaq zyrtarë të tjerë do t\'i shqyrtojë lëndët. Ajo poashtu e prezantoi mënyrën e navigimit të webfaqes për të marrë informatat nga Drejtoria e Urbanizmit.