20 Nëntor 2024

Në vitin 2012 janë mbyllur 5500 degë të bankave në BE

Bruksel, 13 gusht - Bankat e BE për shkaqe të problemeve financiare, kanë mbyllur shumë degë të tyre dhe EUROSTAT deklaroi se në vitin 2012, janë mbyllur 5500 degë të bankave të BE.

Ky numër përbënë 2.5 % të të gjithë rrjetit bankar të Evropës. Ndërkohë, numri i degëve të bankave të BE që janë mbyllur që prej fillimit të krizës financiare në Evropë, dmth nga viti 2008 e deri tani, ka kaluar shifrën 20 mijë degë.

Në bazë të raportit të Eurostat, në vitin 2011, në sistemin bankar të BE janë mbyllur rreth 7200 degë të bankave.

Ky raport njofton se në periudhën e viteve 2008 deri në fund të vitit 2012, sistemi bankar i BE, ka mbyllur 8 % të degëve të bankave, duke e çuar numrin e këtyre degëve në 218 mijë e 687.

Në bazë të raportit të Eurostat, tashmë për çdo 2300 persona në BE, ekziston një degë bankare.

Gjithashtu mësohet se numri më i madh i degëve bankare që janë mbyllur, u përkisnin vendeve të eurozonës, të cilat përballen më shumë me pasojat e krizës financiare dhe krizës së borxheve.

Edhe agjencia e lajmeve Reuters, njoftoi se gjatë 4 viteve të fundit, në Evropë janë mbyllur mijëra degë bankare dhe si shembull të uljes së shërbimeve bankare në Evropë përmend një Autobus Bank, i cili qarkullimin e tij në një fshat të Spanjës e ka pakësuar me 1/4.

Kjo është vetëm një pjesë e realitetit në lidhje me uljen e shërbimeve bankare në mbarë Evropën. Kriza ekonomike është bërë shkak që bankat e ndryshme si në vendet si Italia, Franca dhe Bullgaria, të ulin shpenzimet dhe shërbimet e tyre.

Në bazë të raportit të Eurostat, gjatë 4 viteve të fundit në Evropë janë mbyllur mbi 20 mijë degë bankare dhe ky proces do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme.

Bankat janë duke zvogëluar rrjetin e tyre të brendshëm, për të ulur shpenzimet dhe për të shtuar fitimet. Numri i degëve bankare të mbyllura jashtë vendit, ka qenë më i madh.

Gjithashtu më i madh ka qenë numri i degëve bankare të mbyllura në Spanjë, vend i cili më parë kishte rrjetin më të madh bankar të Evropës.

Në fund të vitit 2012, numri i degëve bankare në Spanjë u zvogëlua me 17 %. Një nga kushtet e BE për dhënien e ndihmave financiare për bankat e prekura nga kriza, siç ishte banka spanjolle Bankia, ishte zvogëlimi i rrjetit bankar të tyre.

Në bazë të ligjeve të BE, një nga rrugët e daljes nga kriza ekonomike, është reduktimi i punonjësve në administratën shtetërore, me qëllim që të zvogëlohet aparati shtetëror dhe shpenzimet e përgjithshme për mbajtjen e këtij aparati.

Gjithashtu vërehet edhe një prirje e sektorëve privatë në Evropë, për reduktimin e punonjësve të tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)