Në veri nuk po zhvillohet procesi i regjistrimit të popullsisë
Prishtinë, 1 prill - Zyrtarë të Komisionit Qendror të Regjistrimit kanë konfirmuar , se në pjesën veriore të vendit nuk ka filluar procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.
Ndërkaq në pjesët tjera të vendit ky proces po zhvillohet normalisht.
Sabri Zabergja, drejtor i regjistrimit në Entin e Statistikave të Kosovës, tha se procesi i regjistrimit ka filluar në orët e herëshme të mëngjesit dhe fillimisht është duke shkuar mirë. Megjithatë problemet janë shfaqur në veriun e vendit ku procesi nuk ka mundur të fillojë.