Në tetor mbahet Forumi Ekonomik për Kosovën
Prishtinë, 25 shtator - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka njoftuar kabinetin qeveritar se ka pranuar një propozim nga Qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe për organizimin e një Forumi Ekonomik për Kosovën, me qëllim të sjelljes së investitorëve në Kosovë në fund të muajit tetor, e cila kishte qenë kërkesë e Qeverisë së Kosovës në mars të vitit 2014.
Duke parë rëndësinë që Qeveria i ka dhënë nxitjes së investimeve të huaja, edhe më herët edhe tani, dhe reformave të ndërmarra për të përmirësuar klimën e investimeve, kjo iniciativë vjen në vazhdën e synimeve tona për të sjellë investitorë të huaj në Republikën e Kosovës.\"
\"Andaj do të ishte me rëndësi që të shikojmë, të gjitha ministritë e linjave përkatëse, ti ndërmarrin të gjitha përgatitjet e duhura, posaçërisht për projekte konkrete, në sektorë të ndryshëm, me qëllim të hapjes së vendeve të reja të punës.\"
\"Natyrisht që tash e tutje, tërë koordinimi dhe udhëheqja e këtij procesi dhe organizimi i këtij Forumi Ekonomik do të jetë pranë Zyrës së Kryeministrit, por pasi që përgjigja ka qenë paksa e vonuar prej Emirateve, dhe periudha është shumë e shkurtër, duhet të shikojmë gjithashtu edhe mundësinë që të organizojmë Forumin në fund të tetorit, siç është propozuar, apo në një afat optimal, që do ta propozojmë edhe ne, në mënyrë që të përgatitemi mirë, edhe ne si Qeveri, por edhe investitorët potencial që do të jenë në Prishtinë, theksoi zëvendëskryeministri Hashim Thaçi.