Në Termokos nuk janë gjetur çantat me koktej molotovi
Prishtinë, 1 sht0aor - NP Termokos SH.A, sqaron opinionin e gjerë dhe gjithë konsumatorët se si pasojë e një gabimi, që është përvjedhur në komunikatën e lëshuar sot në mëngjes nga Policia e Kosovës, në të cilën thuhet se në një depo të Termokosit janë gjetur 50 çanta me koktej molotovi, nuk ka të bëjë asgjë me të vërtetën.
Në fakt, objekti i bastisur nuk është pronë e Termokos-it dhe nuk ka të bëjë asgjë me kompaninë tonë. Për më tepër ky objekt është në distancë rreth 100 metra larg nga Termokos .
Përndryshe, veprimtaria në NP Termokos SH.A është duke u zhvilluar normalisht pa kurrfarë pengesash.