Në të gjitha xhamitë e Kosovës mbahet aksion për ndihmë Shqipërisë
Prishtinë, 29 nëntor - Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar se sot në të gjitha xhamitë e Kosovës, pas namazit të xhumasë, organizon aksionin për grumbullimin e mjeteve financiare për ndihmë të prekurve nga tërmeti i ditës së sotme në Shqipëri.
Kryesia e BIK, fton të gjithë besimtarët dhe qytetarët e vendit që të gjejnë forcë e kurajë që të solidarizohen dhe t’u dalin në ndihmë vëllezërve dhe motrave tona për të përballuar dëmet dhe për ta tejkaluar gjendjen nga tërmeti i sotëm.
Po ashtu, edhe hytbeja e xhumasë, do t’i kushtohet solidaritet dhe ndihmës ndaj njëri-tjetrit në raste vështirësish dhe fatkeqësish.