16 Nëntor 2024

Në supermarketet e Britanisë për Ramazan rriten shitja me 140 milionë euro

Londër,28 qershor - Shitjet në të gjitha supermarketet e Britanisë së Madhe gjatë muajit të Ramazanit janë rritur për 100 milion funta apo140 milion euro.

Ramazani për zinxhirët e supermarketeve në këtë vend paraqet ngjarjen e tretë më të rëndësishme vjetore, edhe atë menjëherë pas Krishtlindjeve dhe Pashkëve, sipas ekspertëve britanikë të shitjes, raportojnë sot mediat lokale.

Kështu, oferta gjatë muajit të agjërimit i është përshtatur nevojave të tre milion muslimanëve në këtë vend. Pritet që vetëm Morrisons, një nga tre zinxhirët kryesor të supermarketeve deri më 17 korrik, kur edhe përfundon Ramazani, të shesë më shumë se dy milion ton oriz.

Përveç kësaj, në rafte është rritur oferta për hurma, miell, vaj luledielli, mish, erëza, kos dhe fruta. Edhe pse Morrisons, Sainsbury dhe Tesco disa prej produkteve më të kërkuara shesin madje në gjysmë çmimi, promovimet për këto zinxhirë të supermarketeve janë efektive për shkak se gjatë Ramazanit, shitja e produkteve me çmime të ulura janë rritur për 70 përqind.(AA)

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)