Në Sibir hapet banka e parë për karburant bërthamor
Moskë, 3 dhjetor - Banka e parë ndërkombëtare për karburant bërthamor është themeluar në Sibir, në suaza të marrëveshjes që e vendosën Rusia dhe bashkësia ndërkombëtare për energji bërthamore, lajmërojnë nga Agjencia Ruse për Energji Bërthamore.
Banka e cila gjendet në rajonin e Angarskut, në Rusinë juglindore, posedon 120 tonë karburant me pasurim të ulët bërthamor, shtohet në kumtesën.
Kjo sasi është e mjaftueshme për dy mbushje të reaktorëve me fuqi të lehtë prej 1.000 megavatëve.
Marrëveshja për bankën është nënshkruar nga fundi i marsit në Vjenë, në bazë të së cilës vendet nënshkruese për mospërhapjen e armëve bërthamore mund të furnizojnë uranium me pasurim të ulët.
Vendet të cilat duan të furnizojnë karburant nga banka, së pari do të duhej ti drejtoehn Organizatës Ndërkombëtare e cila kërkesën e tyre do tia dërgojë Rusisë, më pas do ta marrë karburantit dhe do tia dërgojë klientit.
Moska shpreson se me këtë nismë do të stabilizohet tregu i karburantit bërthamor dhe do të sigurojë furnizim.