Në SHBA janë mbyllur 146 banka
Washington, 18 nëntor - Rregullatorët financiarë të SHBA-së javën e kaluar mbyllën edhe tri banka, me çka numri i institucioneve të mbyllura arrin 146 prej fillimit të vitit.
Për periudhën e njëjtë në vitin 2009 janë mbyllur 123 institucione, ndërsa për tërë vitin 2009 shifra arrin 140, lajmëroi CNBC.
Numri i bankave të bankrotuara në vitin 2008 arrinte 25, ndërsa në vitin 2007 kjo shifër është trefish më e vogël, shkruan edicioni elektronik i Vedomosti.
Bankroti i bankave amerikane në vitin 2009 e kanë kushtuar shërbimin federal për sigurimin e depoziteve bankare 36 miliardë dollarë.
Përllogaritjet bëjnë të ditur se procesi i mbylljes së bankave prej vitit 2010 deri në vitin 2014 do ti kushtojë trupat rregullatorë rreth 52 miliardë.