18 Nëntor 2024

Në SHBA hapen 175 mijë vende të reja pune

Washington, 8 mars - Në Shtetet e Bashkuara, në shkurt janë hapur 175 mijë vende pune, duke përshpejtuar ritmin e punësimit, pas dy muajsh rritjeje të ngadaltë.

Departmenti amerikan i Punës njoftoi sot se gjithsesi përqindja e papunësisë pati një rritje të lehtë duke kapur shifrën 6.7 për qind, duke lënë 15.5 milionë punonjës të papunë.

Mbi një e treta e tyre kanë qenë të papunë për gjashtë muaj ose më gjatë.

Përqindja e papunësisë në Shtetet e Bashkuara ka rënë vazhdimisht gjatë katër viteve të fundit ndërsa ekonomia më e madhe e botës rimëkëmbet nga kriza më e rënëd që nga koha e Depresionit të Madh në vitet 1930. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)