Në Rumani ndodhet pallati i dytë më i shtrenjtë në botë
Bukuresht, 10 qershor - Pallati rumun Bran, i njohur si Pallati i Drakulës, është vënë në vendin e dytë në klasifikimin e revistës Forbs të pallateve më të shtrenjta në botë. Ai vlerësohet për 140 milionë euro.
Çmimi i pallatit, i cili ndodhet jo larg Brashovit, është rritur shumë gjatë tri viteve të fundit, pasi iu kthye Dominik de Habsburgut, si rrjedhojë e restitucionit.
Fitimi i pallatit është rritur. Në periudhën 2009 2011 kështjella e mesjetës ka fituar 2,7 milionë euro. Përveç nga vizitat e turistëve pallati ka të ardhura edhe nga organizimi i dasmave, të cilat kushtojnë nja 20 mijë euro. Pallati Bran është objekti më i vizituar turistik në Rumani me mbi 500 mijë vizitues në vit.