Në Rumani, kryesisht perime dhe fruta të importuara
Bukuresht, 12 korrik - Çmimi i perimeve dhe frutave në Rumani filloi të ulet pasi në treg po hyn sasi gjithnjë e më e madhe e prodhimit rumun, por gjithsesi importi vazhdon të dominojë në shitje.
Vetëm 10 për qind e perimeve dhe frutave në dyqanet e mëdha në Rumani janë prodhim vendas. Dëshira jonë është që 80 për qind e perimeve dhe frutave të jetë prodhim rumun.
Akoma nuk e kemi arritur këtë përqindje, por vit pas viti vërehet përparim në këtë drejtim, thonë nga Shoqata e Dyqaneve të Mëdha në Rumani.