Në Raportin e të Bërit Biznes 2017 ATK rangohet 34 vende më lartë
Prishtinë, 27 tetor - Banka Botërore në raportin e saj vjetor për ambientin e të bërit biznes ka ranguar Kosovën në pozitën 60 nga 190 ekonomitë botërore që vlerëson ky raport.
Ndërsa, indikatori pagesa e tatimeve ka pozicionuar ATK në pozitën 43 apo 34 pozita më lartë se sa në vitin e kaluar, ku ishte në pozitën 77.
Ky ndryshim signifikant ka ardhur si rezultat i shumë reformave të ndërmarra në ATK, e veçanërisht finalizimin e sistemit elektronik për deklarimin dhe pagesën e tatimeve online.
ATK, e mirëpret këtë vlerësim nga Banka Botërore duke radhitur ATK në pozitën e 43 nga 190 vende (sisteme tatimore) dhe do të vazhdojë edhe me tutje me reforma, me qëllim të avancimit të ambientit të të bërit biznes, në veçanti që pagesa e tatimeve të jetë me një kosto minimale.