08 Maj 2024

Në qershor përfundojnë auditimet e institucioneve për 2010

Prishtinë, 12 prill - Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, kryesuar nga Ali Sadriu, kryetar i komisionit, u diskutua rreth prioriteteve të auditimit, të cilat para anëtarëve të komisionit i prezantoi Auditori Gjeneral, Lars Lage Olofsson.

Gjatë këtij takimi Olofsson prezantoi planifikimin e punës së Zyrës së Auditorit Gjeneral duke sqaruar fillimisht se Korniza Afatmesme e Shpenzimeve është dërguar në Qeverinë e Kosovës, e cila pritet të prezantohet  në Kuvendin e Kosovës gjatë muajit prill.

Ndërkaq, më 30 prill Olofsson sqaroi se do të përfundojë edhe raporti vjetor i performancës. Në këtë raport prezantohet puna e ZAGJ-it për vitin 2010 dhe planet e vitit 2011. 

Ai më tej tha se janë përfunduar edhe kontrollet shëndetësore të 34 institucioneve të pavarura, ndërsa ka theksuar faktin se dy auditime tjera kanë filluar para më se dy muajsh.

Fjala është për Komisionin Qendror Zgjedhor, si dhe Ministrinë e Integrimeve Evropiane.

“Jemi në fazën finale të këtyre raporteve, të cilat do të përfundojnë deri në muajin qershor”, tha Olofsson duke shtuar se në muajin gusht do të dorëzohet në Kuvendin e Kosovës edhe Raporti Vjetor i Auditimit.

Pasi sqaroi në detaje se çfarë auditime bënë ZAGJ-i, ai shtoi se janë më se 80-90 auditime të cilat janë duke u kryer, ndërkaq shprehu  shqetësimin e tij se akoma nuk posedojnë resurse të mjaftueshme që të mbulojnë të gjitha auditimet.

Duke folur rreth Auditimit të Performancës, auditori gjeneral Olofsson ka sqaruar se janë kryer dy auditime të tilla ndërsa në proces e sipër janë edhe katër të tjera. Ai shpalosi në detaje edhe planet që është duke i shqyrtuar ZAGJ-i për muajin shtator e më tutje.

“Kemi të drejtën që të kryejmë edhe auditime tjera shtesë jashtë Buxhetit të Kosovës, veçanërisht në ndërmarrjet shoqërore”, tha ai.

Me këtë rast anëtarët e komisionit shprehen shqetësimin e tyre rreth shpenzimit të parasë publike, duke theksuar se në këtë aspekt Kosova është  në një gjendje kritike, duke u bazuar edhe në të dhënat e Raportit të Progresit të Komisionit Evropian, për dy vitet e kaluara.

Prandaj kërkuan nga ZAGJ-i që të bëhen kontrolle më të thella rreth shpenzimit të parasë publike nëpër të gjitha institucionet vendore, si dhe në Ndërmarrjet Publike.

Anëtarët e Komisionit shtruan pyetje të shumta, për çështje të ndryshme, të cilave iu është përgjigjur Auditori Gjeneral.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)