24 Dhjetor 2024

Në mënyrë unanime shkarkohet Dardan Nuhiu nga pozita e Drejtorit të NJIF-it

Prishtinë, 3 gusht - Sot në mbledhjen e jashtëzakonshme të Bordit Mbikëqyrës të Njësisë për Inteligjencë Financiare (NJIF), në mënyrë unanime është shkarkuar Dardan Nuhiu nga pozita e Drejtorit të NJIF-it.

Mbledhja e jashtëzakonshme ishte thirrur nga Ministri Murati në cilësinë e kryesuesit të Bordit Mbikëqyrës të NJIF, pas publikimit të audioincizimeve në media ditëve të fundit të cilat implikojnë edhe Drejtorin e NJIF-it, Dardan Nuhiun.

Gjuha e përdorur në bisedat e publikuara sipas bordit shpërfaq qartazi abuzimin me detyrën e besuar. Një gjë e tillë cenon rëndë reputacionin e institucionit dhe rrezikon besueshmërinë e qytetarëve dhe institucioneve tjera bashkëpunuese.

Pas shqyrtimit të audioincizimeve në fjalë, dhe diskutimit në mes të anëtarëve, Bordi Mbikëqyrës me gjashtë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, vendosi që bazuar në kompetencat që ia njeh Ligji Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, të shkarkojë Dardan Nuhiun nga pozita e Drejtorit të NJIF-it.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)