16 Nëntor 2024

Në lagjen”Dodona” dëmtohet një gyp i ujësjellësit

 Prishtinë, 22 shtator - Punimet e fazës së dytë të investimeve për ndrrimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në lagjen “Dodona” në Prishtinë, janë duke vazhduar edhe më tej.

Dje në orët e mbrëmjes është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 100 mm nga kontraktorët, përgjatë punimeve të tyre në kuadër të kësaj faze të investimeve.

Si shkak i dëmtimit të gypit, një pjesë e lagjes “Dodona” kanë mbetë pa ujë të pijshëm, derisa kontraktorët janë në vendin e ngjarjes për të sanuar dëmtimin.

Sipas informacioneve që kemi, pritet që sanimi i gypit të përfundojë në orët e pasdites së sotme, me ç’rast edhe furnizimi me ujë të pijshëm t’iu kthehet konsumatorëve të njërës pjesë të kësaj lagje të Prishtinës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)