15 Nëntor 2024

Në Kosovë po krijohet një klimë më e mirë për biznes

Prishtinë, 25 prill -  Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, bashkë me disa biznesmenë të suksesshëm kosovarë.

Presidenti Thaçi i ka falënderuar ata për angazhimin dhe punën e tyre në sektorin privat, duke iu ofruar përkrahje të plotë dhe bashkëpunim si president i vendit.

“Ne kemi bashkëpunuar kohë të gjatë bashkërisht dhe do të vazhdoni ta keni mbështetjen time të plotë edhe si president i vendit. Ju jeni këtu së bashku me njerëzit që i kanë dhënë shpirt dhe fuqi zhvillimit ekonomik të Kosovës, që kanë krijuar me mijëra e mijëra vende të punës dhe e kanë rritur mirëqenien e qytetarëve të vendit. Ajo që sot na bënë të ndihemi mirë në Kosovë është se po krijohet një klimë më e mirë për biznes, një atraktivitet dhe besoj që institucionet duhet të jenë afër bizneseve dhe biznesi duhet të jetë afër institucioneve në kuptimin e një partneriteti të fuqishëm që ta ndërtojmë edhe më mirë shtetin tonë, edhe më shpejt dhe në mënyrë cilësore”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, pasi falënderoi presidentin Thaçi për praninë e tij në hapjen e panairit \"Prishtina 2016\", tha se ajo ka qenë një dëshmi për komunitetin e biznesit se vërtetë prioritet në agjendën tuaj do të jetë zhvillimi ekonomik dhe përmirësimi i imazhit të Kosovës.

“Jemi këtu t’ju ofrojmë partneritet, siç e kemi kalitur në të kaluarën dhe besojmë që objektivi juaj ka qenë diplomacia ekonomike dhe në këtë drejtim ne bashkërisht do të bëjmë shumëçka. Neve na duhet autoriteti dhe imazhi juaj si lider që e keni krijuar jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë dhe definitivisht është koha kur në këtë mënyrë t\'i shpallim luftë kundërshtarit tonë të përbashkët, çfarë është papunësia, çfarë janë mungesa e investimeve të huaja direkte”, ka thënë Gërxhaliu, duke shtuar se një mbështetje e tillë dhe një dialog me sektorin privat është garanci e ardhmërisë dhe perspektivës në Kosovë.

Presidenti Thaçi theksoi se roli i komunitetit të biznesit është i pazëvendësueshëm për hapjen e perspektivës dhe mundësive të reja në Kosovën e re, veçanërisht tash pas nënshkrimit të marrëveshjes së MSA-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)