20 Nëntor 2024

Në Kosovë ka humbur fuqia sindikale

Prishtinë, 10 qershor- Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës (SPERTK), Naser Thaçi, ka deklaruar se çdoherë është tentuar që sindikatat të përdoren dhe të kontrollohen nga grupet e interesit, me qëllim të arritjes së qëllimeve të tyre personale dhe grupore.

Sindikatat në Kosovës e kanë humbur fuqinë e tyre sindikale dhe organizative. Ato nuk po veprojnë sikur sindikatat e tjera që janë në vendet e ndryshme të botës. Kështu ka deklaruar Naser Thaçi, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës (SPERTK), në një intervistë për gazetën “Epoka e re”. Ai ka thënë se “duhet një koordinim më i madh i të gjitha sindikatave që ta kemi një avancim të pozitës së punëtorëve në Kosovë”.

Sipas tij në vendet e BE-së sindikatat kanë rol vendimtar dhe shumë të rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, mirëpo te ne ende sindikatat nuk po arrijnë ta marrin rolin që do të duhej ta kishin realisht në shoqërinë tonë për shkak të konfliktit të interesave të individëve dhe grupeve brenda këtyre organizimeve.

\"Veprimtaria e sindikatave është e përcaktuar me ligjin për organizim sindikal të Republikës së Kosovës. Dihen përgjegjësitë, obligimet dhe detyrimet e tyre, mirëpo në disa raste ato dalin jashtë përgjegjësive që u takome ligj. Në disa raste ato ndërhyjnë në punë menaxheriale, në politika editoriale, në emërime etj.

Sipas tij cÇdoherë është tentuar që sindikatat të përdoren dhe të kontrollohen nga grupet e interesit, me qëllim të arritjes së qëllimeve të tyre personale dhe grupore. Kjo nuk i bën nder këtij lloji të organizimit, sepse humbet fuqia në raport të zgjidhjes së problemeve të punëtorëve të tjerë në kompani.

\"Të gjitha sindikatat që janë të regjistruara në bazë të Udhëzimit Administrativ 03/2012, të cilat i kanë plotësuar kriteret për regjistrim, janë legale, të tjerat që nuk i kanë përmbushur këto kritere konsideroj se janë ilegale, cdo formë e grumbullimit të mjeteve jashtë ligjit për organizim sindikal nr. 04/-L-011, ku janë të përcaktuara kriteret e grumbullimit të mjeteve, konsiderohet shkelje e ligjit\". ka theksuar ai.

Ai ka pohuar se nuk është i sigurt që ka një mekanizëm të mbikëqyrjes nga kjo ministri, po realisht është dashur të ketë mekanizëm për mbikëqyrje të funksionimit të sindikatave.

Sipas tij nuk është keqpërdorim, por logjika e menaxhmenteve në raport me sindikatat është: ata gjithmonë mundohen sa më shumë ta ulin fuqinë sindikale, duke e ditur rolin e tyre. U ofrojnë disa privilegje, e në disa raste edhe pozita atyre që janë më të zëshëm ndaj vendimeve dhe veprimeve të tyre.

\" Nuk mendoj se sindikatat kanë nevojë për respektin klasik të institucioneve. Institucionet duhet t\'i kryejnë të gjitha obligimet dhe detyrimet që dalin nga ligji, e një gjë e tillë nuk po ndodh në institucionet tona, sepse ka sindikata që nuk i kanë as kushtet minimale për funksionimin e tyre. Duhet krijuar kushte për funksionimin e tyre. Ky do të ishte respekti ndaj sindikatave\", ka ptencuar ai.

Ai ka vlerësuar se nuk mund të ketë organizim të mirëfilltë sindikal aty ku funksionojnë individët me grupet e interesit. Ndoshta do t’ju duket çudi, por ka korrupsion edhe në organizimet sindikale.

\"Më vjen keq që më duhet ta them, por kjo është mbetje nga sistemi i kaluar komunist, i cili e ka përdorur këtë ditë si propagandë, kinse e gjithë klasa punëtore është e kënaqur me punën dhe kushtet e punës dhe duhet të festohet. Për këtë arsye te ne festohet edhe sot. Duhet të ndryshohet ky koncept, sepse më shumë se në çdo vend tjetër të Evropës në Kosovë ka më shumë arsye të protestohet. Ne e pamë protestën e fundit të organizuar nga BSPK-ja. Me gjithë rëndësinë e protestës, ishin vetëm 200 veta, kur dihet se BSPK numëron rreth 70 mijë anëtarë.jnë me ligj. Në disa raste ato ndërhyjnë në punë menaxheriale, në politika editoriale, në emërime etj.\". ka pohuar ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)