08 Nëntor 2024

Në Kosovë çdo vit hyjnë në tregun e punës rreth 20 000 të rinjë

Prishtinë, 6 tetor - Sot, u mbajt tryeza e rrumbullakët me temën Rritja e kompetencave të punës përmes migrimit qarkor në sektorin e shëndetësisë, organizuar nga Instituti i Evropës Juglindore për Avancime në Shëndetësi dhe Infermieri (IEJL ASHI), qeap-heimerer dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin experët ndërkombëtarë të kësaj fushe si, Dr. Michael Sauer, nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Dr.Sascha Buchinger, WBS Expert Solutions, Petrit Beqiri, nga Qeap-heimerer, përfaqësues nga Ministritë, si dhe përfaqësues të institucioneve shëndetësore në vend.

Petrit Beqiri nga qeap-heimerer tregoi për rëndësinë e arsimit profesional në zhvillimin dhe avancimin e shoqërive në tranzicion, në rastin konkret shoqërisë kosovare.

Beqiri theksoi Kosova ka sfida të mëdha si rezultat i buxhetit të vogël për Arsim Profesional, numrër shumë të lartë të të rinjëve të gatshëm për punë por, pa mundësisë së ofrimit të mundësisë së punësimit dhe mungesa e infrastrukturës së duhur për ofrim të arsimit në nivelin bashkohorë lindin nevojën për një bashkëpunim me shtetet europiane përmes shkëmbimit të profesionsistëve nëpër të gjitha fazat dhe kategoritë e mundshme përmes programeve të punësimit.

Dr. Michael Sauer, nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, shpjegon rreth rëndësisë së platformës për migrim qarkor, në rastin konkret në fushën e shëndetësisë.

Dr. Sauer thekson se migrimi në Kosovë është një realitet i cili ka filluar që nga kaluara dhe si fenomen do të zgjatë edhe për një kohë të gjatë, dhe si fenomen i tillë, ideja është që të menaxohet me të mirat që i sjellin këto migrime dhe jo të deklatoret që migrimi nuk duhet të ndodhë.

Realiteti është se në Kosovë çdo vit hyjnë në tregun e punës rreth 20 000 të rinjë dhe rreth 5000 që kthehen nga vendet e ndryshme, pra në total janë afërsisht rreth 25 000 të rinjë që kërkojnë punë, por tregu i punës në Kosovë nuk ka kapacitete ti absorbojë këta të rinjë me vende pune, dhe zgjidhja mbetet të gjejnë punë jasht vendit.

Realiteti në Gjermani dhe në shumë shtete europiane është se ka shumë numër të madh të personave të moshuar dhe numër të vogël të të rinjëve që hyjnë në tregun e punës.

Vetëm në Gjermani, deri në vitin 2020, popullsia do të zvogëlohet për rreth 1 milion në 20 vitet e ardhshme, pra është një pozitë e palakmueshme sa i përket gjeneratave të reja që do ti plotësojnë vendet e kërkuara të punës. Gjermania ka nevojë për 500 mijë deri në 1 milion Infermierë për vitet e ardhshme dhe  vetmja mënyrë për ta mbuluar këtë boshllëk do të jetë punësimi i profesionistëve nga vendet tjera.

Vetëm nga Kosova mes vitit 2014-2015 rreth 50 000 kosovarë kanë lënë vendin dhe kanë kërkuar azil në Gjermani, ku vetem 1% të tyre ju është aprovuar kërkesa.

Pra, si rrjedhojë e kësaj ka lind edhe projekti për migrim qarkor, ku ju munësohet të rinjëve të gjejnë punë në Gjermani por në formë legale. Dhe si rezultat i kësaj, nga janari 2016 dhe deri më sot, 7500 kosovarë kanë migruar në mënyre legale në Gjermani dhe kanë gjetur punë në profesione të kërkuara.

Punësimi jashtë apo migrimi qarkor jashtë, i tillë si pilot projekt është në funksion të lehtësimit të presionit të tregut të punës në Kosovë dhe në funksion të marrjes së shkathtësive profesionale në disa fusha si infermieri dhe sektore tjera shëndetësore dhe një ditë këta të rinjë do të kthehen do të shkëmbejnë përvojën e tyre në Kosovë.

Ndërkaq, Dr.Sascha Buchinger, WBS Expert Solutions thekson Gjermania është në kërkim për punëdhënës shëndetësorë, dhe njëherësh Gjermania mbetet vendi më atraktiv sa i përket tregut të punës në Europë dhe WBS në bashkpunim me institucionin gjermano kosovar  qeap-heimerer ka filluar edhe implementimin e Programit për Punësim dhe Karrierë, i cili ju mundëson infermierëve të gjejnë punë në Gjermani me kontratatë punë afatgjatë.

Instituti i Evropës Juglindore për Avancime në Shëndetësi dhe Infermieri (IEJL ASHI) u themelua me qëllim të ballafaqimit dhe gjetjes së zgjidhjeve karshi çështjeve dhe problemeve urgjente në fushën e shëndetësisë dhe infermierisë në vendet e Evropës Juglindore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)