Në Kamboxhia po diskutohet kriza financiare globale
Pnom Pen, 21 nëntor - Në dialogun e parë global të ASEAN-it, që nisi të martën në Pnom Pen të Kamboxhias, ishin të pranishëm jo vetëm përfaqësuesit e 10 vendeve anëtare të ASEAN-it, por edhe udhëheqësit e vendeve partnere, si liderët e SHBA-së, Rusisë, Kinës, Japonisë, Koreja e Jugut, India, Australia, Zelanda e Re, etj.
Në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar, Organizatës Botërore të Tregtisë, Bankës së Zhvillimit të Azisë dhe Agjencisë së OKB-së për Tregtinë dhe Zhvillimin. Ata shkëmbyen mendime për përballimin e krizës financiare.
Sipas ananlistëve, angazhimi i shteteve dhe organizatave ndërkombëtare pasqyron vullnetin e ASEAN-it për forcimin e bashkëpunimit global në fushën ekonomike dhe gjithashtu tregon nevojën për thellimin e ndikimit ndërkombëtar të ASEAN-it.