Në Japoni falimentojnë mbi 1.000 biznese për shkak të Pandemisë
Tokio, 6 shkurt - Në Japoni brenda një viti kanë falimentuar më shumë se 1.000 biznese si pasojë e ndikimit të pandemisë së koronavirusit.
Sipas lajmit të transmetuesit publik NHK, bëhet e ditur se "Teikoku Databank" ka marrë në shqyrtim kompanitë që kanë falimentuar që nga shkurti i vitit 2020 dhe të cilat kanë aplikuar për likuidim gjyqësor.
Sipas kësaj, sektori i restoranteve me 159 kompani renditet i pari në mesin e më shumë se 1.000 bizneseve që kanë falimentuar në të gjithë vendin. Po ashtu në vitin e fundit kanë falimentuar 85 kompani ndërtimore, 78 kompani hotelerike dhe pansione (akomodimi).
Si pasojë e pandemisë, çdo muaj rreth 100 biznese i kanë dhënë fund aktiviteteve të tyre dhe se gjendja e jashtëzakonshme e zgjatur deri më 7 mars në 11 rajone të vendit ka ulur kapacitetin e shpenzimeve të qytetarëve.