Në Greqi për 3 vite rritet mosha e pensionit
Athinë, 30 dhjetor - Nga gjashtë muaj deri në tre vjet rriten limitet e moshës së pensionit që nga 1 janari 2012, siç parashikohet në ligjin për sigurimet shoqërore, njoftoi të mërkurën agjencia gjysmëzyrtare greke e lajmeve, AMNA.
Kufijtë e rinj të moshës kanë të bëjnë me punonjësit e sektorit privat dhe atij publik, ndërsa përjashtohen vetëm ata që u bënë pjesë e një skeme siguracionesh shoqërore para vitit 1983.
Në sektorin publik, përshtatja e limitit të ri të moshës së pensionit do të përfundojë në vitin 2013 dhe në sektorin privat, në vitin 2015.
Pas këtyre datave, për daljen në pension do të nevojiten 40 vjet punë dhe mbushja e vitit të 65-të të moshës.