Në Greqi kontrollojnë depozitat bankare me mbi 100 000 euro
Athinë, 9 gusht - Autoritetet greke kanë filluar kontrollime të depozitave bankare që kanë mbi 100 000 euro. Pritet që të jenë kontrolluar mbi 1,2 milionë llogari bankare, të hapura përpara dhe në kohën e krizës nga viti 2000 deri në vitin 2012.
Që gjatë kontrollimeve të para autoritetet kanë zbuluar raste kurioze, si ai i një sipërmarrësi në fushën e ndërtimi me 280 milionë euro në llogari, i cili ka deklaruar të ardhura prej 72 000 euro.