05 Maj 2024

Në eurozonë gjendja më e mirë nga sa mendohej

Bruksel, 5 shkurt - Para një viti u bë e ditur se Greqia është futur në krizë të thellë. Pak më vonë u krijua mekanizmi i mbrojtjes "ombrella për shpëtimin" e euros. Tani diskutohet nëse ajo është e mjaftueshme.

Komisioneri për mbrojtjen e monedhës së përbashkët euro, Olli Rehn dhe presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuell Barroso, paralajmërojnë për krizën në vendet e futura në borxhe të thella.

Ata mendojnë se ka nevojë për një ombrellë edhe më të gjërë shpëtimi. Eksperti për euron, Jürgen Matthes nga Instituti Gjerman për Ekonomi shpjegon:

"Qëllimi i ombrellës së shpëtimit ishte, që tregut të financave t'i bëhet e qartë se fjala është për një gjë shumë të rëndësishme. Nuk ia vlen të spekulohet me vendet periferike, pasi ato nuk do të falimentojnë.

Tani ka dyshime nëse me të vërtetë paketa e shpëtimit do të mjaftonte për të shpëtuar, për shembull, një krizë eventuale në Spanjë. Paketa e shpëtimit përbëhet prej 750 miliardë eurosh, por për shkak të strukturës së saj, mund të përdoren vetëm 440. Profesori Wolfgang Gerke mendon se as kjo sasi nuk është e nevojshme.

"Mendoj se është shumë e rrezikshme nëse tani kur paketa e shpëtimit nuk është shfrytëzuar deri në fund, të spekulohet nëse ajo mjafton", pohon ai.

Gjendja nuk është aspak aq dramatike, siç e paraqesin disa. Italia duhet të marrë edhe 270 miliardë euro borxhe, por këtë mund ta mbulojë me kapacitetet e veta.

"Ajo ka një ekonomi të financuar prej bankave shumë solide, ku kriza gati nuk vërehet fare. Edhe Spanja ka probleme të mëdha me kreditë për imobiliet, por bankat e tjera spanjolle janë solide në mbarë botën", shpjegon ai.

Nevojat e Italisë, Spanjës, Portugalisë, Irlandës dhe Greqisë në vitin 2011 janë të mëdha, por tregjet financiare kanë një sasi shumë të madhe parash. Këtë e ka dëshmuar edhe gjendja në Irlandë, ku kërkesë për titujt financiarë shtetërorë.  Ngjashëm ishte edhe në Portugali, thotë Jürgen Matthes. Por tregjet mund të reagojnë edhe në mënyrë të ndjeshme.

"Nëse një dukuri të ngjashme do të kemi edhe në Spanjë apo Greqi mbetet të shihet, sepse atje ka spekulime që mund të ndikojnë në dështimin e shitjes së letrave me vlerë. Ky është një treg jostabil", pohon Matthes, i cili megjithatë sheh sinjale pozitive, si në rastin e Portugalisë.

Gjendjen mund ta rëndojnë shumë edhe zhvillimet politike, si për shembull në Belgjikë, e cila gati një gjysmë viti nuk ka qeveri. As Irlanda nuk ka një qeveri stabile, sepse atje në janar është prishur koalicioni qeverisës. Por ka dhe elemente të tjera me ndikim të madh, mendon Wolfgang Gerke.

"Cila është fuqia ekonomike e këtyre vendeve? Cilat janë mundësitë e kredive? Belgjika është mësuar për vite të tëra me krizë qeveritare, por tregu ende është i fuqishëm", shpjegon ai.

Eksperti Jürgen Matthes është i mendimit se kriza ekonomike, për shkak të pasojave të mundshme, mund të ketë edhe ndikim pozitiv për arritjen e marrëveshjeve politike. Kjo mund të përshpejtojë krijimin e një qeverie të qendrueshme në Irlandë, por mund të ndikojë edhe në Greqi dhe Portugali.

"Janë këto vende të cilat kanë qenë shumë prapa në konkurrencë. Kriza ka bërë që të kuptohet se reformat në këto vende janë të domosdoshme. Pra kriza mund të kuptohet edhe si një shans", pohon ai. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)