Në çdo dhjetë gra në Kosovë, vetëm një prej tyre ka një punë zyrtare
Prishtinë, 25 shkurt - Instituti Demokraci për Zhvillim sot bën lansimin e publikimit të fundit, si dhe organizon diskutimin për shkallën e papunësisë joaktive tek gratë.
Ky punim argumenton se ndasia gjinore nuk është vetëm çështje e barazisë, por mund të jetë edhe barriera kryesore që pengon zhvillimin e Kosovës si shtet.
Në çdo dhjetë gra në Kosovë, vetëm një prej tyre ka një punë zyrtare, dhe një është duke kërkuar punë. Vetëm këto të fundit kualifikohen si të papuna.
Tetë gratë e tjera, mbesin jashtë ekonomisë monetare zyrtare, edhe pse shumë prej tyre japin kontribut të vlefshëm në shoqëri.
Diskutimi do të mbahet duke filluar nga ora 10:30 në qendrën e konferencave Orion pranë Kinema ABC.