Në Britani 80 për qind e pagave të punonjësve do të paguhen nga shteti
Londër, 26 mars - Britania e Madhe i shtrëngoi më tej masat shkaku i kornavirusit duke urdhëruar mbylljen e të gjitha dyqaneve dhe shërbimeve jothelbësore.
“Asnjë kryeministër nuk dëshiron të vendosë masa të tilla. Jam i vetëdijshëm për dëmin dhe shqetësimet ndaj jetës së njerëzve, bizneseve dhe vendeve të punës”, tha Kryeministri Boris Johnson.
Britania ka premtuar gati 400 miliardë dollarë hua për bizneset. 80% e pagave të punonjësve do të paguhen nga shteti, deri në një maksimum prej 3 mijë dollarësh në muaj. Masa të tilla të paprecedenta po merren në të gjithë Evropën.
“Mund të përballemi me një shok domethënës ekonomik për shkak të rënies së kërkesës nga konsumatorët. Kjo po përfshin tani jo vetëm linjat ajrore, por edhe tregtarët, hotelet dhe pothuajse çdo gjë në sektorin e shërbimeve”, thotë Michael Hewson, analist i tregjeve në kompaninë “CMC Markets”.
Në aeroportin britanik “Heathrow”, aeroplanët nuk lëvizin. Firma kontabiliste “KPMG” parashikon se ekonomia do të tkurret me 2.6% këtë vit, ndërsa firma “Capital Economics” parashikon një tkurrje me 20% gjatë tre viteve të ardhshme.