Në Ballkan nuk i paguajnë faturat më kohë
Bruksel, 9 gusht - Në Bullgari dhe Rumani jo më shumë se 70% prej faturave paguhen më kohë, për Greqinë ky tregues është 71%, që është nën nivelin mesatar evropian.
Këtë e tregon studimi Veçoritë evropiane në shlyerjen e detyrimeve, zhvilluar nga kompania e specializuar gjermane EOS.
Në grupin e paguesve jo të rregullt shpesh herë bëjnë pjesë firma që merren me veprimtari prodhuese.