Në 2015 ka pasur 26,868 veta më pakë të punësuar së sa në 2014
Prishtinë, 15 tetor - NISMA për Kosovën, sot ka mbajtur një koferencë për medie, në të cilën ka folur Sekretari për Ekonomi dhe Zhvillim i Nismës për Kosovën, Shyqiri Bytyqi, ku përmes të dhënave statistikore zyrtare, të publikuar nga Agjencioni i Statistikave të Kosovës, ka demantuar Qeverinë e Kosovës lidhur me numrin e të punësuarve në vend, që në vazhdimësi po deklaron se në vitin 2015 ka punësuar mbi 20,000 veta, dhe sipas tyre është në rrugë të mbarë për realizimin e premtimit për punësim.
Sekretari për Ekonomi dhe Zhvillim, Shyqiri Bytyqi, i dha theksë të veçantë se në vitin 2015 ka pasur 26,868 veta më pakë të punësuar së sa në vitin 2014.
Po ashtu u theksua se në këto shifra na rezulton se në vitin 2015 mbi 56,000 vetë në moshë pune kanë migruar jashtë vendit si pasojë e humbjes së shpresës nga keqqeverisja e vendit.
Më gjërësisht nga kjo konferencë e NISMA për Kosovën, mund të gjeni në videon që keni të bashkëngjitur përmes linkut të mëposhtëm: