17 Nëntor 2024

Në 2015 hyn në fuqi Traktati i Bashkimit Ekonomik Europë-Azi

Bruksel, 15 tetor - Zyra e shtypit e presidentit të Kazakistanit njoftoi më 14 tetor se kreu i shtetit Nazarbayev miratoi \"Traktatin e Bashkimit Ekonomik Europë-Azi\", që do të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Procesi i miratimit të traktatit përfundon pas aprovimit nga Rusia, Bjellorusia dhe Kazakistani.

\"Traktati i Bashkimit Ekonomik Europë-Azi\" u nënshkrua në maj të këtij viti në kryeqytetin kazak nga presidenti rus Putin, presidenti bjellorus Lukashenko dhe ai i Kazakistanit Nazarbayev. Traktati parashikon që deri në vitin 2025 këto tre vende të kryejnë shkëmbime të lira të mallrave, shërbimeve, forcave të punës me qëllim ndërtimin e lidhjeve ekonomike me BE-në.

Mediat komentojnë se në kushtet e forcimit të sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë, hyrja në fuqi e \"Traktatit të Bashkimit Ekonomik Europë-Azi\" do të forcojë lidhjet ekonomike mes Rusisë dhe vendeve të tjera anëtare të Bashkimit, duke ulur ndikimin negativ të sanksioneve ndaj saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)