19 Nëntor 2024

Ndryshon ligji për pensionin e minoritetit grek në Shqipëri

Athinë, 14 shkurt - Mediat greke kanë bërë të ditur se, shumë prej minoritarëve grekë që jetojnë në Shqipëri do t’i marrin sërish pensionet nga Greqia. Ky lajm u bë i ditur sot, pasi shteti grek vendosi të korrigjojë ligjin për pensionet, që jepte instituti i sigurimeve, OGA.

Ministria greke e Punës ka lehtësuar kriteret për dhënien e pensioneve. Ato do të merren nga të moshuarit mbi 67 vjeç dhe ndër të tjera ka zbritur në 10 vjet, kohën e nevojshme të qëndrimit në Greqi për të përfituar pension. Me lehtësimin e kritereve përfitojnë më shumë se gjysma e personave, rreth 22 000 vetë.

Nga ky institut sigurimesh përfitonin rreth 40 000 të moshuar, të cilët me ligjin e ri, që nga viti 2012 nuk e marrin më pensionin prej 360 eurosh. Nga këta, 17 000 janë minoritarë grekë të Shqipërisë dhe pjesa tjetër, të riatdhesuar nga Rusia.

 Për të kufizuar shpenzimet, është propozuar që pensionet të jepen gradualisht dhe të kompensohet shuma e parave që përfituesi mund të marrë nga vendi ku jeton. Kështu, pensioni do të kapë shifrën deri në 214 euro këtë vit, 288 euro në vitet 2015-2016, për të arritur deri në 360 euro. Nëse përfituesi merr një pension, p.sh. 55 € nga Shqipëria , shuma do t’i zbritet nga pensioni i OGA.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)