15 Nëntor 2024

Ndryshohet destinimi i banesave të ndërtuara për banorët e Hades

Prishtinë, 9 mars - Qeveria e Kosovës ka marrë sot vendim për ndryshimin e qëllimit të përdorimit dhe shfrytëzimit të kompleksit banesor kolektiv-afarist “Hade dhe Hade 2” në Obiliq.

Kompleksi i ndërtuar nga Buxheti i Republikës së Kosovës tani destinohet për nevoja të banimit social, dëshmorëve, kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, familjeve të dëshmorëve, veteranëve, viktimave të dhunës seksuale dhe personave tjerë me nevoja të veçanta nga këto kategori. 

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka shpjeguar se 50% e njësive banesore do të destinohen për banim social dhe 50% tjera për nevojat e banimit të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, viktimave të dhunës seksuale dhe personave tjerë me nevoja të veçanta. 

Kabineti, po ashtu, miratoi vendimin sipas të cilit do të obligojë të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të përdorin Sistemin Elektronik të Shpronësimit, në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)