16 Nëntor 2024

Ndryshohen normat e akcizave

Prishtinë, 22 korrik - Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar propozimin  për ndryshimin e normave të akcizës për duhan, lojërat e fatit dhe fishekzjarrët, të propozuar sot në mbledhjen e Qeverisë nga ministri i Financave Avdullah Hoti.

Duke parë nevojën e harmonizimit me direktivat e BE-së, si dhe me normat tatimore me vendet në rajon, Ministri i Financave ka propozuar ndryshimin e normave të akcizës të aplikueshme në disa produkte në Kosovë.

Në këtë kontekst, ndryshimet të cilat janë  propozuar janë si në vijim, ngritja e akcizës në duhan nga 35€/1000 copë në 38€/1000 copë, ngritja e akcizës me normë prej 40% në aparatet/makinat që përdorën në lojërat e fatit si dhe vendosja e akcizës prej 2€ për kg në fishekzjarrë.

Kjo ka ndodhur edhe për shkak se është marrë parasysh që buxheti i vitit 2015 i aprovuar në fillim të vitit ka qenë i zotuar në masë prej mbi 90% dhe hapësira për shkurtime me qëllim të ruajtjes së rregullës fiskale ka qenë e kufizuar.

Për këtë janë identifikuar masa afatgjate në të hyra të cilat nuk kanë efekte negative në mirëqenien sociale të popullsisë, aktivitetin ekonomik si dhe ambientin biznesor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)