Ndryshimi i ligjit mbi duhanin do tu kushton bizneseve 2.5 milion euro

Prishtinë, 6 prill - Ndalimi i ekspozimit te produkteve te duhanit ne pikat e shitjes do tu kushtoj bizneseve kosovare afër 2.5 milion euro vetëm për te rregulluar vendet e shitjes u tha ne konferencën për media te Shoqatës së prodhuesve, importuesve dhe distributoreve te duhanit të Odës Ekonomike të Kosovës.
Kjo do të kërkoj qe ti rimodelojmë dyqanet tona dhe do të humbasim klientët tanë, të cilët do të blejnë cigaret e tyre tjetërkund, edhe te shitësit ilegalë, tha Haqif Vitija, pronar i kioskut nga Prishtina në konferencën për shtyp te Oda Ekonomike e Kosovës.
Konferenca u organizua ne shenj te shprehjes se pa kënaqësisë pasi Kuvendi i Republikës se Kosovës miratoi Ligjin për Kontrollin e Duhanit, të enjtën, më 4 prill, i cili pos ndalimit të plotë të pirjes së duhanit në hapësirat publike, parasheh edhe ndalimin e ekspozimit të këtij produkti në pikat e shitjes.
Shitësit vendorë kanë ngritur shqetësimin për ndikimin që kjo masë mund të ketë në biznesin e tyre duke paraqitur një peticion me mbi 4000 nënshkrime te Qeveria dhe Kuvendi.
Përfaqësuesit e Shoqatës së prodhuesve , importuesve dhe distributoreve te duhanit paralajmëruan se nga presidentja e vendit do te kërkojnë ta kthejë ligjin në Kuvend, që kjo masë të ndryshohet me amandamentohet siç ishte propozuar nga Komisionin për Shëndetësi, duke lejuar një ekspozim të limituar që do t\'ua mundësonte klientëve të shihnin produktet e duhanit në vendet ku ato shiten.
Përfaqësuesit e shitësve nga pjesë të ndryshme të Kosovës mbajtën bluze me shënimet Fshehja e cigareve bankroton shitoret si dhe Malli i fshehur ne shitore shitet më mirë në rrugë.
Ata paralajmëruan që gjendja e mjeruar ekonomike, me papunësi dhe varfëri, mund të përkeqësohet edhe më tutje nga kjo masë.
Përfaqësuesi i shitësve, Feim Rushiti sqaroi që kostoja mesatare për implementimin e kësaj mase do të jetë rreth 2. 5 milion euro për gjithë Kosovën, investim ky i pamundur në kohën e paraparë për implementim për pjesën më të madhe të shitësve.
Bernard Zhuri, përfaqësues i Shoqatës se Prodhuesve, Importuesve dhe Distributoreve te Duhanit tha me ketë mase fuqizohet kontrabanda dhe shitja ilegale e këtij produkti.
Shqetësimet e tyre janë përkrahur nga kreu i Odës Ekonomike, z. Safet Gërxhaliu i cili ka thënë që përvoja nga vendet ku është implementuar masa e ndalimit të ekspozimit të duhanit në pikat e shitjes tregon që kjo masë nuk e ulë konsumin.
Kjo masë është anti-konkurruese, tha ai. Shembulli kanadez tregon që kur u implementua kjo masë rreth 15% e shitoreve të vogla atje u mbyllën brenda një viti, dhe konsumatorët iu drejtuan tregtisë ilegale.
Ai theksoi që tregtia ilegale është një fenomen shumë negativ që i dëmton objektivat shëndetësore duke sjell në vend cigare të lira që shiten pa asnjë verifikim.
Kjo masë është anti-kushtetuese, meqë e pamundëson konkurrencën e produkteve të duhanit, pa efekt të dëshmuar në uljen e konsumit. Sa më shumë konsumatorë që lëvizin drejt tregtisë ilegalë, shitësit e ligjshëm i humbin konsumatorët dhe të hyrat dhe tregtia ilegale u kushton qeverive sasi të mëdha të të hyrave nga tatimet tha Gërxhaliu .
Folësit konkluduan që as shitësit nga Kosova e as Qeveria e Kosovës nuk kanë interes nga kjo masë dhe kërkuan që Kryetarja e vendit të tregojë mirëkuptim për situatën e vështirë me të cilën ata po përballën, situatë kjo e cila ndikon negativisht ne mbi 5000 pronarë shitoresh dhe familjet e tyre anë e mbanë Kosovës.