17 Nëntor 2024

Ndotja e mjedisit nga transporti rrugor, sfidë

Prishtinë, 22 janar -  Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka marrë pjesë në Konferencën e II-të ndërkombëtare “Siguria në trafikun rrugor dhe sfidat e transportit në Evropën Juglindore” e organizuar nga Asociacioni Kosovar i Motorizimit në koordinim me Akademinë e Unionit Ndërkombëtar për transportin rrugor dhe Këshillit Evropian për Sigurinë në Transport.

Ministri Agani, ka deklaruar se siguria në rrugë mbetet ende sfidë e kësaj fushe për të cilën duhet të punohet më shumë në krijimin e kushteve të një mjedisi të sigurt për pjesëmarrësit në komunikacion.

Ai ka inkurajuar asociacionet përkatëse në bashkëpunim me institucionet shtetërore në përpilimin e programeve për vetëdijesim dhe rritje të përgjegjësisë tek qytetarët tanë pjesëmarrës në komunikacion si ngasës, pasagjerë apo këmbësorë. “Ajri është i domosdoshëm në jetën tonë dhe si burim të parë e të vetëm për marrjen e tij kemi mjedisin në të cilin ndodhemi, andaj mbetet që të mundohemi të gjithë së bashku në krijimin e një mjedisi sa më cilësorë për zhvillimin e një jete të shëndetshme për qytetarët tanë”, ka theksuar ai.

Sipas tij, një tjetër premisë e rëndësishme e transportit rrugor mbetet mbrojtja e mjedisit nga ndotja nga emisioni i gazrave të mjeteve transportuese në ajrin mjedisor, pasojë kjo e moskontrollimit të automjeteve të cilat janë në qarkullim dhe mos respektimit të normave të lejuara. “Edhe pse ekzistojnë  udhëzime administrative të cilat janë lëshuar nga ana e ministrisë sonë për të rregulluar këtë çështje, por që mungon zbatimi i tyre”, ka theksuar ministri Agani.

Për sigurinë në trafik foli edhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili tregoi hapat konkret që kjo komunë i ka ndërmarrë e të cilët sipas tij kanë rezultuar në parandalimin por edhe zvogëlimin e aksidenteve në kryeqytet.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)