Ndihmohet familja Goxhuli
Skenderaj, 13 prill - Një grup vullnetarësh, kanë ndarë mjete nga paga e tyre mujore për ta ndihmuar familjen e Shpëtim Goxhulit nga Makërmali i Skenderajt, e cila ka gjendje të rëndë ekonomike.
Ata kanë sjell të dielën në familjen e Goxhulit veshmbathje dhe një shumë parash të gatshme prej 350 eurosh, ka raportuar sn24.net.
Kryefamiljari Shpëtimi ka falënderuar këta njerëz të vullnetit të mirë, duke u shprehur i lumtur, pasi kjo ndihmë sadopak e ka lehtësuar gjendjen e rëndë ekonomike të familjes.
Kësaj iniciative i ka paraprirë një reportazh në RTV21, në emisionin Edhe unë jam Kosovë, që ka pasqyruar realitetin e familjes Goxhuli, e cila jeton në një shtëpi të improvizuar.