Ndihmë për sipërmarrëset femra në Kosovë
Prishtinë, 11 mars Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku organizoi një takim të përbashkët me përfaqësuesit e ambasadave të huaja në Kosovë, organizatat relevante, shoqërinë civile, si dhe donatorët prezent në Kosovë, për të diskutuar mundësinë e përfshirjes së grave në biznes.
Ky takim kishte për qëllim diskutimin lidhur me ndihmën që mund tu ofrohet grave sipërmarrëse në biznes si dhe diskutimin rreth çështjeve të cilat i preokopojnë gratë sipërmarrëse në biznes mundësinë për bashkpunim edhe më të mirë.
Pjesmarrësit e këtij takimi u shprehën se takimet e këtij lloji janë shumë të rëndësishme me qëllim të koordinimit sa më të mirë në stimulimin e mëtutjeshëm të përfshirjes së grave në biznes.
Ministrja Çitaku ju drejtua të pranishmëve se është jashtëzakonisht e interesuar edhe më tutje të ngris bashkpunimin institucional në mes shoqërisë, për perfshirjen sa më të madhe të grave në biznes në një kohë kur e gjithë bota promovon emancipimin e gruas në forma të ndryshme.
Me këtë rast ministrja tha se: Adresimi i çështjeve si pavarësia ekonomike e grave, përfshirja e tyre në trashegiminë familjare apo përfshirjes në politikë dhe vendimmarrje, kërkon përkushtim të vazhdueshëm nga të gjithë akterët relevant. Prandaj unë si Femër së pari, e pastaj si Ministre, duke u njohur me vështirësitë që mund të kalojë një grua në arritjen e një qëllimi, gjithmonë kam afruar femrat, jam munduar ti përkrahi në forma të ndryshme.
Me tutje ministrja Çitaku tha se nuk është e mjaftueshme vetëm një përkrahje, këto gra kanë nevojë edhe për më shumë përkrahje për të arritur në emancipimin e plotë në shoqëri dhe shumë meritor. Sidoqoftë këto përfaqësuese të rrespektuara nuk janë gjithë femrat e Kosovës, ato janë kudo dhe kudo duhet të përkrahen,mendoj se ende na presin shumë sfida për të fuqizuar gruan edhe më tutje në sferen publike të Kosovës
Nga ana e saj Znj.Astrid Green-shefe ekzekutive dhe Drejtoreshë Menagjuese e Projektit Athene Projekt-që ndihmon gartë për përfshirje active në biznes tha se jam këtu për të folur për grate sipërmarrëse në biznes sidomos atyre në Kosovë, për të koordinuar donatorët e ndryshëm.
Në fund Ministrja Çitaku falenderoj të gjithë donatorët për kontributin e tyre të vazhdueshëm në fushën e barazisë gjinore, e në veçanti Bashkimin Evropian, SHBA, UNDP, UNWOMEN-in, Suedinë, Finlanden, Austrinë, etj.