Ndihma ushqimore për personat me aftësi të kufizuara
Mitrovicë, 8 mars - Me rastin e 8 Marsit Ditës së gruas, Komuna e Mitrovicës ka ndarë pako ushqimore për Handikosin, Shoqatën e të shurdhëve dhe Shoqatën e të verbërve.
Në shpërndarjen e këtyre pakove ushqimore ka marrë pjesë drejtori i Administratës, Abdullah Bejtullahu, shefi i Njësisë për të drejtat e njeriut, Fitim Rama dhe udhëheqësja e Njësisë për të drejta gjinore, Sanije Behrami.
Drejtori Bejtullahu, ka thënë se Komuna e Mitrovicës do të mbështes këta persona në vazhdimësi, në mënyrë që tua lehtësoj kushtet e jetës.
Ne vazhdimisht jemi pranë personave me aftësi të kufizuar dhe do tu ndihmojnë në kuadër të mundësive që ka komuna për krijimin e kushteve më të mira për jetë.
Në këtë kuadër, ai ka përmendur edhe mbështetjen për hapësirat ku veprojnë këto shoqata. Ai tha se është bërë një zgjidhje e mirë për Handikosin, përderisa Shoqata e të shurdhëve dhe ajo e të verbërve kanë nevojë për mbështetje në këtë drejtim.
Në anën tjetër, përfaqësuesit e këtyre shoqatave, kanë falënderuar zyrtarët komunalë për ndihmën.