Ndihma sociale në Gjermani arrin 364 euro
Berlin, 7 dhjetor - Parlamenti gjerman pas debatit disamujor miratoi ligjin për të papunët afatgjatë, gjegjësisht për ndihmën sociale.
Në vend të shumës së deritanishme prej 359 euro, në të ardhmen shuma themelore për ndihmë sociale dhe ndihmë për të papunët afatgjatë do të kushtojë 364 euro.
Personat përveç kësaj ndihme marrin edhe të dhëna për banesë dhe ngrohje, ndihmë për fëmijë dhe shtesa fëmijërore dhe nëse lejon situata ndahen edhe mjete në para edhe për disa shpenzime të jashtëzakonshme.
Ndryshimi është bërë për shkak të lartësisë së ndihmës sociale e cila nuk është në pajtim me shpenzimet për jetesë, veçanërisht nëse merren parasysh shpenzimet për arsim.