16 Janar 2025

Ndërtohet terminali i ri i mjeteve në doganën e Morinës

Kukës, 2 janar - Me një vlerë prej një milion dollarë financuar nga Bashkimi Europian punimet për zgjerimin e mjediseve të doganës së Morinit vazhdojnë të ecin me ritme të shpejta.

Përfundimi i ngritjes se terminalit të mjeteve, ka zgjidhur tashmë një nga problemet më shqetësuese, zgjerimin dhe lehtesimin e lëvizjes së mjeteve kryesisht për qëllime tregtare përgjate pikës së kalimit kufitar që lidh Shqipërinë me Kosovën.

Por gjithashtu punimet vazhdojne edhe për zgjerimin e mjediseve të tjera të doganës në kushtet kur shkëmbimet e mallrave janë shumëfishuar.

Punimet përfshijnë ndërtimin e terminalit, shtimin e korsive doganore në territorin e doganës, rikonstruksionin terësor të doganës dhe shtimin e mjediseve të saj.

Specialistët e projektit thonë se të gjitha punimet jane parashikuar që të përfundojnë në fund të muajit gusht të vitit 2013. Ndërkohe që përfundimi i terminalit të ri të mjeteve është vetëm njëra fazë e kryerjes së punimeve.

Ndërkaq tashmë janë zgjidhur të gjithë problemet me pronarët e tokave që për një periudhe kishin krijuar dhe zvarritjen e punimeve përmes vleresimit të pronave te tyre dhe me tej shpronësimit.

Zgjidhja e këtij problemi ka sjellë përshpejtimin e ritmeve të punimeve, gjë që ka bërë që terminali i ri i mjeteve të vihet në punë për periudhën e dimrit, kur lëvizja e mjeteve në të dy anët e kufirit vështirësohet së tepërmi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)