07 Nëntor 2024

Ndërtohet Qendra për Personat me Aftësi të Kufizuara në Mitrovicë

Prishtinë, 22 gusht - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Safet Kamberi dhe drejtori i “Handikos” Afrim Maliqi,  nënshkruan sot Marrëveshjen për bashkëfinancimin e projektit “Ndërtimi i Qendrës së Personave me Aftësi të Kufizuara në Komunën e Mitrovicës Jugore - Handikos”.

Projekti “Ndërtimi i Qendrës së personave me aftësi të kufizuar në  Komunën e Mitrovicës Jugore - HANDIKOS“ ka vlerë parallogaritare prej 200,000.00€. MPMS nga buxheti  vjetor i planifikuar për vitin 2018 financon këtë projekt  në shumën prej  100,000.00€, ndërsa pjesa tjetër mbulohet nga ‘Handikos’.

Ministri i MPMS-së, z. Kamberi, tha se fokusimi i ministrisë do të jetë permanent në përmirësimin e kushteve të jetës për personat me aftësi të kufizuara.

“Ne do të japim kontributin tonë në vazhdimësi që të jemi sa më pranë njerëzve në nevojë, qoftë me projekte, qoftë me ofrimin e kushteve dhe integrimin dhe trajtimin e tyre të barabartë në shoqëri. Përkushtimi ynë nuk do të mungojë, varësisht prej kushteve dhe mundësive buxhetore” është shprehur Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Safet Kamberi.

Drejtori i Handikos-it, Afrim Maliqi, ka falënderuar ministrin Kamberi për bashkëpunimin, duke shtuar se në shumë segmente, Kosova rangohet mbi rajonin, në ofrimin e kushteve dhe trajtimin e kësaj kategorie në shoqërinë kosovare. Ai është shprehur optimist se në të ardhmen gjendja e personave me aftësi të kufizuara do të avancohet edhe më shumë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)