Ndërtohen 38 shtëpi për komunitetet në komunën e Ferizajt
Ferizaj, 26 tetor - Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Qazim Rahmani, i shoqëruar nga përfaqësues të organizatës Voice of Roma, Ashkanli and Egiptian, znj.Violeta Thaqi dhe Vesa Batalli, është takuar sot me strukturat komunale të Ferizajt. Ai është pritur nga kryetari i komunës, Muharrem Svarqa dhe nenkryetari për komunitete, Asllan Kryeziu.
Në takimin me kryetarin Sfarqa, zv/ministri Rrahmani ka biseduar për gjendjen e komuniteteve Romë, Ashkalinj dhe Egjiptas.
Të trija palët u dakorduan që në vitin 2017 të fillojë ndërtimi i 38 shtëpive për komunitetet në Ferizaj, me çrast do të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi trepalësh, MPMS, Komuna e Ferizajt dhe organizata Voice of Roma, Ashkanli and Egiptian.
Ndërkaq sa i përket bashkëpunimit, kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa, ka falënderuar zëvendësministrin Qazim Rahmani dhe organizatën Voice of Roma, Ashkanli and Egiptian, për bashkëpunimin e ndërsjellë dhe shumë konstruktiv me komunën e Ferizajt.