Ndërrimi i gypave të ujit do t'i kushtoj Mitrovicës 1.5 milion euro
Mitrovicë, 11 nëntor - Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, nënkryetari Safet Kamberi dhe drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Blerim Baruti, kanë pritur drejtorin e Ujësjellësit Rajonal në Mitrovicë, Faruk Hajrizi, këshilltarin kryesor teknik të Agjencisë LUX-DEV, nga Luksemburgu, Ivan Kitinov dhe nënkryetarin rajonal të kompanisë austriake Setec Engineering, implementuese e projektit për ndërrimin e gypave të ujit për pije në disa pjesë të Mitrovicës.
Drejtuesit e Komunës dhe mysafirët biseduan për projektin si tërësi, me çrast u konstatua se faza e parë e projektit ka përfunduar.
Ata përcaktuan detajet dhe përgjegjësit e secilit për realizimin e fazës së dytë të projektit, që do të ndikoj në rritjen e kapacitet të furnizimit me ujë për pije të disa lagjeve të qytetit, si dhe në përmirësimin e cilësisë së ujit të jetë më e mirë.
Kryetari Bahtiri tha se e mbështet fuqishëm realizimin e ëktij projekti, duke e vlerësuar atë si shuam të rëndësishëm për qytetarët e Mitrovicës dhe se komuna do ti realizoj me përpikëri të gjitha obligimet e veta.
Projektin e mbështesim fuqishëm dhe jemi të gatshëm të punojmë ditë e natë për ta realizuar atë. Ne do i kryejmë me kohë edhe obligimet tona financiare. Por, ne do ta kemi njeriun e caktuar për të mbikëqyrë punimet dhe cilësinë e tyre, sepse në të kaluarën shumë projekte nuk janë realizuar sip[as kontratës së nënshkruar, përkatësisht punëkryesit nuk u janë përmbajtur kritereve dhe cilësisë së materialit që është përdorë, ka thënë ndër të tjera kryetari Bahtiri.
I tërë projekti arrin vlerën e përgjithshme prej 1.582.000 euro dhe do të realizohet në dy faza. Faza e parë, që ka përfunduar me sukses, përfshin përmbledhjen e pjesëve të projektit dhe dizajnimin e tyre dhe ka kushtuar 525.000 euro, kanë qenë investim i Qeverisë së Luksemburgut.
Faza e dytë, që do të kushtoj 1.057.000 euro, do të jetë bashkëfinancim i Komunës dhe Qeverisë së Luksemburgut, nga të cilat Komuna e Mitrovicës do të paguaj 600.000 euro, kurse pjesën tjetër Qeveria e Luksemburgut.
Në këtë fazë do të ndërrohen gypat e ujësjellësit nga azbesti me ata të polietilenit, në qendër të qytetit në gjatësi prej 400 metra dhe në lagjen Fidanishte në gjatësi prej 2.000 euro. I tërë projekti parashihet të realizohet brenda tri viteve.