Ndërpritet shtypja e monedhës një dollarëshe
Washington, 15 dhjetor - Administrata e Presidentit Obama thotë se zyra e shtypjes së monedhave do të ndërpresë nxjerrjen e monedhës presidenciale njëdollarëshe për qarkullim.
Nënpresidenti Joe Biden e njoftoi vendimin dje gjatë një takimi të kabinetit për shkurtimin e shpenzimeve të tepërta në qeverinë federale.
Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet se afro 1.4 miliardë dollarë të prerë në këtë monedhë kanë mbetur në Rezervën Federale për shkak të mungesës së kërkesës.
Në njoftim thuhej se duke ndalur prodhimin e panevojshëm, taksapaguesit do të kursejnë të paktën 50 milionë dollarë në vit.