Ndërpritet paga e Obamës
Washington, 2 tetor - Paga e Obamës është ndërprerë pas vendimit të Kongresit për të mos miratuar buxhetin e ri.
Aktualisht shumica e institucioneve shtetërore në Amerikë, 1/3 të punonjësve të saj u ka dhënë leje të detyrueshme.
Pjesa tjetër e punonjësve mes të cilëve ndodhet edhe Barak Obama duhet të vazhdojnë punën e tyre por pa marrë pagë derisa të përcaktohet dhe zgjidhet kriza e buxhetit.
Në shtëpinë e bardhë, kongres dhe DASH është ulur numri i punonjësve ndërsa në DAM shumë prej punonjësve u është dhënë leje e detyrueshme.
Pentagoni ka njoftuar se edhe pagat e ushtarëve do të jepen me vonesë.