16 Nëntor 2024

Ndërmarrja “Veli”, një nga bizneset serioze në Mitrovicë

Mitrovicë, 30 prill - Në kuadër të vizitave të tij, me qëllim të njohjes me gjendjen e bizneseve që operojnë në këtë Komunë, Drejtori i Drejtori së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Nasuf Aliu me bashkëpunëtorë, ka vizituar Fabrikën e Mobileve “Veli” në Shupkofc. 

Kjo ndërmarrje e themeluar në 2000, merret me prodhimin e dyerve, dritareve, kuzhina, dhome për  fjetje dhe mobile të tjera, varësisht nga porosit e klientëve. Pronari i saj Enver Beqiri, tregon se aktualisht në këtë kompani janë të punësuar 28 persona.

“Ne punojmë kryesisht me porosi, në mënyrë që klientët e interesuar për mobile të ndryshme, të kenë mundësi që ato t’i kenë në çdo aspekt ashtu siç ata dëshirojnë. Prodhimet tona i plasojmë në  tregun vendor, por synojmë që në të ardhmen të fillojmë me plasimin e tyre edhe jashtë  Kosovës”, tha Beqiri.

Ai shtoj se, krahas synimit të kompanisë për plasimin e produkteve në tregun ndërkombëtarë, synojnë edhe zgjerimin e asortimentit të produkteve dhe me prodhimin e ulëseve, që pa dyshim se do të reflektoj edhe në rritjen e numrit të punëtorëve. Lidhur me planet e tij për të ardhmen, Beqiri tha se ka kërkuar përkrahje  nga donatorët dhe shpreson se dikush do t’i dal në mbështetje.

Drejtori Aliu, e informoj Beqirin për angazhimet e drejtorisë të cilën ai e udhëheq, në kuptimin e iniciativave për një mjedis më të favorshëm biznesor, si dhe për mundësinë e bashkëpunimit me bizneset në promovim të vlerave të Mitrovicës dhe mundësitë e aplikimit të bizneseve në grandin e “USAID EMPOWER” dhe grandeve  tjera.

Ndryshe, Ndërmarrjen “Veli”, ai e cilësoi si një nga bizneset serioze në Komunën e Mitrovicës dhe partner strategjik për hartim të politikave të përbashkëta në sferën e prodhuesve të drurit dhe biznesit në përgjithësi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)