16 Nëntor 2024

Ndërmarrja Banesore nis aksionin për lirimin e lokaleve të saj

Prishtinë, 27 gusht - Ndërmarrja Publike Banesore ka ndërmarrë sot një aksionin për lirimin e lokaleve në pronësi të saj e që prej shumë kohësh kanë qenë të shfrytëzuara ilegalisht, aksion ky i cili u përfundua me sukses.

Përgjatë këtij aksioni, NPB ka njoftuar se tre zyrtarë janë sulmuar fizikisht  nga një grup i personave të armatosur, të cilët e kanë pasur në posedim faktik një lokal, pranë të cilit edhe ka ngjarë ky sulm fizik.

\"Rasti në fjalë ndërlidhet me paluajtshmërinë e destinuar për lokal afarist që gjendet në Rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, e cila i është dhënë me qira N.T.P. “Abis”, e përfaqësuar nga pronari i saj Afrim Islami\", theksohet në njoftimin e NPB-së.

Ky qiramarrës sipas njoftimit ka qenë i papërgjegjshëm kundrejt pagimit të borxhit të qirasë mbi lokalin e kontraktuar, shuma e të cilit borxh ka arritur në 36,562.77 Euro.

Gjithashtu, i njëjti nuk i ka përfillë të gjitha mundësitë e ofruara nga “Ndërmarrja Publike Banesore” sh.a. në lidhje me riprogramimin e këtij borxhi, mundësi që i janë ofruar disa herë rradhazi verbalisht dhe në formë të shkruar.

Tutje, kontrata mbi qiranë përmes së cilit i njëjti e fituar të drejtën për ta shfrytëzuar këtë lokal afarist ka skaduar me datën 31 dhjetor 2013, rrjedhimisht duke e bërë shfrytëzimin e kësaj prone të paluajtshme krejtësisht në kundërshtimin me ligjin.

Vlen të theksohet se gjysma e hapësirës së këtij lokali afarist i është dhënë me qira një personi tjetër duke shkelur kontratën e qirasë e cila në mënyrë decidive ndalon mundësine e ‘qirasë mbi qira’.

Për sulmin fizik që i është bërë zyrtarëve sot është njoftuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka reaguar, fillimisht duke i shoqëruar zyrtarët në fjalë pranë stacionit policor dhe pastaj duke i arrestuar edhe personat që e kanë kryer sulmin.  

“Ndërmarrja Publike Banesore” sh.a. duke qenë ndërmarrje në pronësi publike dëshiron të informojë qytetarët se është duke ndërmarrë përpjekje serioze që pronat në pronësi të saj të shfrytëzohen për të mirën e përgjithshme. Rasti i sotëm tregon edhe gjendjen e vështirë që e ka trashëguar nga menaxhimenti i mëhershëm. NPB-ja krahas përpjekjes për të reformuar këtë ndërmarrje siguron qytetarët e Prishtinës se asnjë pronë publike nuk do të shfrytëzohet jashtëligjshëm  nga persona apo kompani biznesi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)