Ndërkombëtarizimi i investimeve në nivelin lokal
Mitrovicë, 6 dhjetor - Për dy ditë me radhë në Mitrovicë u mbajt një punëtori me pjesëmarrje rajonale \"Planifikimi strategjik dhe ndërkombëtarizimi i Strukturavetë investimeve në nivelin lokal\" në kuadër të Projektit të Rrjetit të Bisnesit EJL i Komisionit për Mardhenie Ekonomike të Evropës Juglindore.
Synim i kësaj punëtorie është përmirësimi i strukturave të strategjisë së zhvillimit ndërkombëtar komunal me theks të veçantë themelimin e bashkëpunimit ndërkufitar, zhvillimin e qasjeve afatgjatë për zhvillimin komunal, ndërtimi i njësive të vogla për projekte, ekipe të vogla bisnesi etj.
Kryetari i komunës Avni Kastrati ka inkurajuar pjesëmarrësit për punëtorinë, duke njoftuar se \"Mitrovica konform mundësive po mbështet dhe po krijon kushte më të mira për zhvillimin e bisnesit dhe mjedisit të përshtatshëm si një nga format për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik, krijimin e të mirave dhe hapjen e vendeve të punës.
Ndërsa Drejtori për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim ka theksuar se në bashkëpunim me agjensionet tjera dhe konform politikës zhvillimore në vend për mjedis të përshtatshëm për bisnes Parku i ngritur në Mitrovicë ofron kushte për zhvillim jo vetëm të bisneseve por edhe të vendit, ndërkohë që komuna është në fazën e përfundimit të punëve për krijimin e zonës së lirë ekonomike që përfshin një sipërfaqe afro 60 hektarë tokë komunale me qëllim të vendosjes së bizneseve që do të gjeneronte mundësi për hapje të vendeve të reja të punës dhe të ndihmonte zhvillimin ekonomik të komunës tha ai
Po ashtu ai tha se situatat dhe rrethanat në të cilën gjendet Mitrovica kërkon një plan të detajuar marshall që do të ishte me interes të veçantë për Mitrovicën dhe rajonin sespe do të ndikonte në krijimin e ndërmarrjeve të përbashkëta që do të inkurajonte bazën për integrim të qytetarëve dhe komunave të veriut me institucionet qendrore tha Abiti.
Adriana Hoxhiç nga Zyra Administrative në Veri ka përmendur shembuj të inkurajimit dhe mbështetjen e bizneseve të vogla, si një nga format për krijimin e bazës së mirëqenies zhvillimin dhe jetë më të mire për pjesën veriore të qytetit.
Lidhur me përvojat e inicimit të bashkëpënumit në krijimin e planifikimit strategjik të investimeve në nivelin lokal kanë fol Martin Pietsch nga MPI (Menaxhmenti i Planifikimit të Investimeve) i cili ëshët ndalur në planin strategjik në zhvillimin ekonomik, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe ndërkufitar dhe lidhjet me publikun.
Më pas Iris Jurciq ka prezentuar lidhur me strukturat aktuale në menaxhimin e zhvillimit ekonomik komunal.
Drejtori Abiti sqaroi se gjatë një pjesëmarje në një konference për promovimin e Investimeve në Evropën Juglindore mbajtur nga dt.23.04.2012 deri më 27.04.2012, gjatë kontakteve ka arritur që një punëtrori dy ditore ta organizoj edhe në Mitrovicë me financimin e Komitetit për marrëdhënie të Evropës Juglindore sëbashku me GIZ dhe financuar nga Ministria Federale e Gjermanisë për bashëkpunim Ekonomik dhe Zhvillim që ka mbledhur zyrtarë të lartë të ekonomisë nga shumë komuna të rajoneve të Kosovës, Kroacisë dhe.zyrtarë gjermanë.