12 Maj 2024

Ndërkombëtarët kanë dhënë 214 milionë euro për Mitrovicën në 2011

Prishtinë, 8 tetor - Ministria e Integrimit Evropian organizoi takim me Grupin Punues Sektorial të Qeverisjes lidhur me Mitrovicën Veriore.

Gjatë takimit me Grupin Punues Sektorial të Qeverisjes lidhur me Mitrovicën Veriore, ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku deklaroi se gjatë vitit 2011, shuma totale e asistencës zhvillimore dhënë nga ndërkombëtarët ka arritur shumën prej 214,6 milionë euro.

"Asistenca e partnerëve ndërkombëtar mbetet kontribues i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik dhe social të Kosovës. Gjatë vitit 2011, shuma totale e asistencës zhvillimore ka arritur shumën prej 214, 6 milion euro. Sot jemi mbledhur per të diskutuar vizionin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin ekonomik dhe social të Mitrovicës Veriore", ka thënë Çitaku.

Çitaku tha se në këtë takim është diskutuar vizioni i Qeverisë së Kosovës për zhvillimin ekonomik dhe social të Mitrovicës Veriore.

“Mitrovica Veriore ballafaqohet me shumë sfida të natyrës politike, sociale dhe ekonomike. Në këtë mjedis kompleks të rrethanave sociale dhe ekonomike, duhet siguruar një koordinim efektiv të fondeve nga buxheti i Kosovës dhe të asistencës së jashtme. Gjithnjë duhet shqyrtuar mundësitë më të mira të kompletimit të burimeve të financimit, duke krijuar sinergji ndërmjet investimeve të Qeverisë së Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtar”, u shpreh ministrja Çitaku.

Njëkohësisht sipas saj është kërkuar nga donatorët që investimet duhet të udhëhiqen duke u bazuar në nevojat primare të qytetarëve të Kosovës në këtë pjesë të vendit, investimet duhet të sigurojnë qëndrueshmëri afatgjate ekonomike, sociale, dhe duhet të prodhojnë efektet maksimale të vlerës për para.

Po ashtu, Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi shtoi që investimet duhet të kanalizohen drejtpërdrejt tek qytetarët e Mitrovicës Veriore.

Gjatë diskutimit, donatorët që ishin prezent e mirëpritën këtë iniciativë dhe u dakorduan për përgatitjen e një pasqyrë të asistencës së huaj të donatorëve në Kosovë për Mitrovicën Veriore. Ky dokument pastaj do të jetë dokument diskutues për takimin e dytë për koordinimin e donacioneve në Mitrovicën Veriore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)