Ndalojnë të gjitha veprimet në Bursën e Stambollit
Stamboll, 10 janar - Për shkak të një defekti në sistemin e shit-blerjes së aksioneve në Bursën e Stambollit janë ndaluar përkohësisht të gjitha veprimet.
Në deklaratën e bërë nga ana e Bursës së Stambollit thuhet se Për shkak të një defekti në sistemin e tregut të shit-blerjes së aksioneve janë ndalur përkohësisht të gjitha veprimet. Aktualisht nuk mund të bëhet asnjë veprim. Në lidhje me problemin do të ju informojmë më vonë.